Me një fitore bindëse në palestrën e re në Rahovec, KB Prishtina ka vazhduar tutje në raundin tjetër të Kupës së Kosovës.
Takimi i zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës përfundoi me rezultat 99:58 në favor të skuadrës nga kryeqyteti jonë, shkruan portali arbresh.info.
Diferenca ishte arritur qysh në çerekun e parë, të cilin KB Prishtina e mbylli me 16 pikë më shumë se Trepça (26:10). Ngjashëm vazhduan edhe në çerekun tjetër për të përfunduar pjesën e parë të takimit të sotëm (e mërkurë) me 29 pikë në avantazh (52-23).
Çereku i tretë u mbyll me rezultat 78:31, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes u mbyll me 41 pikë avantazh (99-58).
Suksesi i KB Prishtinës nuk ka të ndalur ndërkohë që së fundmi ata kanë shkruar historinë pas kualifikimit në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Evropa Kupë.
Rivali i ardhshëm në gjysmëfinale do të jetë fituesi i ndeshjes mes Yllit dhe Feronikelit
Finalja e këtij Kupës së Kosovës zhvillohet më 3 mars./arbresh.info/
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...