KB Prishtina ka mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 86:92.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoj në të mirë të vendasëve me rezultat 28:25, ndërkaq në çerekun e dytë të dy skuadrat ishin të barabarta.
Pjesëloja e parë përfundoi më rezultat 50:47, me një rezultat të ngushtë me vetëm 3 pikë diferencë.
Por, skuadra kryeqytetase u kthjell në pjesën e dytë ku fitoi me rezultat 18:22 në çerekun e tretë.
Çereku i katër i takoi përsëri KB Prishtinës të cilët fituan 18:23.
Rezultati final ishte 86:92.
Më meritori për këtë fitore të KB Prishtinës ishte Dardan Berisha që shënoi 40 pikë dhe katër asistime. Pas tij ishte Boukichou më 20 pikë.
Nga ana tjetër, për Ponte Prizrenin më i miri në parket ishte Canada më 28 pikë.
Ndryshe, Klubi i basketbollit Prishtina e nisi vitin 2019 me ndeshjen e mbetur nga stinori vjeshtor, shkruan Gazeta Express.
Këto dy skuadra janë takuar edhe një herë në vjeshtë, ku kryeqytetasit kishin triumfuar ndaj prizrenasve me rezultat 91:73.
Prishtina e ka përmbyllur pjesën vjeshtore në pozitën e parë në renditjen tabelore me 26 pikë të tubuara, derisa Ponte Prizreni është në pozitën e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara.
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...