Klubi basketbollistik Peja, ka konfirmuar se do vazhdojnë të garojnë në nivelet më të larta.
Peja që nga pandemia e koronavirusit ishte e dëmtuar jashtëzakonisht në aspektin financiar, andaj nuk dihej nëse do vazhdonte, shkruan portali arbresh.info.
Sidoqoftë, klubi përmes një komunikate ka konfirmuar gjithashtu se kryesia do t’i takojë përkohësisht këshillit Emergjent.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Letër e hapur informuese !!!
Të nderuar dashamirë dhe tifozë të Klubit,
Ndihemi të obliguar të ju njoftojmë që pas shumë vështirësive dhe sfidave, ne kemi vendosur që përseri të garojmë dhe të jemi në nivelin më të lartë sportiv, sikurse gjithëherë.
Sezona e kaluar ka qenë shumë e vështirë, prej regjistrimit të ekipës e deri te përfundimi i parakohshem i sezonës për shkak të pandemisë Covid 19.
https://www.facebook.com/kb.peja.official/photos/a.136708293085957/3421904194566334/?type=3&theater
Klubi është duke vazhduar të respektoj marrëveshjen me BAT (Arbitrazhin për Basketboll) për pagesën e obligimeve dhe për këtë edhe jemi liruar nga ndalesa.
Sezona e kaluar, e ndërprerë në pjesën më të zjarrtë të sezonës, atë para Final 4 të Balkan Leagues, e cila ishte planifikuar të luhej në Pejë dhe para Play Off-it të Superligës. Kjo situatë na ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë në të hyra dhe në aspektin financiar në përgjithësi.
Ne do mundohemi të gjejmë zgjidhje me të gjitha palët të cilëve ju kemi obligime dhe shpresojmë shumë që ato ti mbyllim në afat sa më të shkurtër. Nuk jemi Klubi i vetëm në Kosovë, e as në rajon e Europë që ka probleme dhe obligime të mbetura nga sezona paraprake. Sporti në Kosovë është shumë i veshtirë për tu zhvilluar edhe në kushte normale, e lëre më në kushte pandemie ku jemi deshmitar që secili biznes është në gjendje jo të mirë, e shumë njerëz kanë humbur punën.
Klubi sot udhëhiqet përkohësisht nga Këshilli Emergjent, i cili është mbledhur pas dorëheqjës së Kryetarit dhe qëllimi i vetëm i këtij Këshilli është pergaditja e ekipës dhe sigurimi i mjeteve për fillim sa më të mirë të sezonës. Pasi që të kalohet faza emergjente, Klubi do organizojë kuvendin zgjedhor ku edhe do paraqiten kandidaturat për kryetar të ri”, ka shkruar klubi në Facebook./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...