Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar se do të ndaj të gjitha të hyrat nga ndeshja si nikoqir kundër KB Feronikelit për familjet e prekura nga tragjedia në Shqipëri.
Me anë të një njoftimi në llogarinë e tyre, KB Peja ka thënë se të ardhurat nga kjo ndeshje do t’i dedikohen “motrave dhe vëllezërve tanë” në Shqipëri pas tërmetit tronditës në orët e para të mëngjesit të sotëm (e martë), shkruan portali arbresh.info.
“Klubi Basketbollit Peja ka vendosur që të gjitha të hyrat nga ndeshja KB Peja vs KB Feronikeli t’i dedikohen motrave dhe vëllezërve tonë në Shqipëri që pësuan shumë sot nga tërmeti”, ka njoftuar KB Peja në Facebook.
“Të gjithë në palestër, t’ju tregojmë të gjithëve se sporti ngadhënjen mbi çdo fatkeqësi dhe dhimbje si dhe të ndihmojmë të dëmtuarit. Nesër ndeshja është më shumë se Sport, është suport për të gjithë ata që pësuan në këtë fatkeqësi”
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në palestrën sportive “Karagaci” nesër (27 nëntor) duke filluar nga ora 19:00.
Çmimi i biletave është dy euro./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...