KB Feronikeli e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës për përfundimin e sezonit në kategoritë seniore sipas renditjes tabelare, ndonëse garë për titull nuk do të ketë.
Me vendimin e fundit FBK, e ka mbyllur sezonin 2019/2020, duke larguar nga Superliga e Basketbollit dy skuadrat që renditeshin në pozitat e fundit, si KB Lipjani dhe KB Feronikeli.
Kundër këtij vendimi ka reaguar KF Feronikeli.
Reagimi i skuadrës nga Drenasi:
Kryesia e KB Feronikeli mendon qe vendimi i sotem nga ana e Federates se Basketbollit te Kosoves per renien apo ngritjen e ekipeve ne rang me te ulet ose me te larte eshte shume i padrejte dhe i papranushem.
Ne kemi caktuar nje takim me kryetarin Arben Fetahu, ku shpresojme qe do te reflektoi pozitivisht drejt shfuqizimit te ketij vendimi pa asnje kriter, te padobishem dhe aspak te arsyeshem.
Sezoni 2019/2020 eshte anuluar kuturu duke mos shpallur kampion e as duke mos llogarite pasojat, e ne kete rast nuk i jep federates e askujt tjeter te drejte te marre vendime qe demtojne basketbollin dhe klubet ne pergjithesi si dhe basketbollistin ne vecanti.
Shpresojme qe akteret te reflektojne dhe te mos lejojne qe situata e krijuar nga pandemia te rendohet akoma me shume me vendime te pamatura!
Njeherit bejme thirrje qe ky vendim te shfuqizohet menjehere!
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj