Katër vite nga ndeshja historike, kur shqiponja sundoi Serbinë, kuqezinjtë luftuan për flamur dhe grushti Lorikut që nokautoi një kriminel serb

11:19 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Kanë kaluar katër vite nga ndeshja historike mes Serbisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Beograd më 14 tetor të vitit 2014. 

Në fakt ajo ndeshje filloi por që nuk përfundoi kurrë në fushë, pasi që në minutat e fundit të pjesës së parë u ndërpre.

Ishte një trim shqiptar, Ismajl Morina (Ballisti) që me një Dron valviti flamurin e Shqipërisë natyrale në Beograd dhe kjo acaroi serbët.

Fillimisht gjyqtari ndërpreu ndeshjen për shkak të huliganizmit të vendasve të cilët në asnjë moment nuk u ndalen duke fyer shqiptarët dhe duke gjuajtur gjësende të forta në drejtim të futbollistëve tanë.

Me ta parë flamurin e Shqipërisë natyrale, futbollistët vendas e kapën atë, por që ai flamur u mbrojt me dinjitet nga shqiptarët në fushë.

Ndeshja eskaloi pasi u futën tifozët në fushë, ku njëri nga ta e goditi me një karrige Bekim Balajn, por sigurisht se i ka rënë pishman.

Ishte kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana që tregoi shpirtin e liderit, duke e rrëzuar në tokë serbin dhe duke e nokautuar me grushtin e tij.

Ishte një natë tmerri në Beograd por të njëjtën kohë edhe një natë krenarie, pasi të gjithë e panë se çfarë djem ka Shqipëria, djem që janë në gjendje të mbrojnë në të gjitha mënyrat flamurin më të bukur në botë.

Në fund, tri pikët dhe krenaria i takoi shqiptarëve, ndërsa turpi atyre./Telegrafi/

https://youtu.be/7nhf201D4OQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme