Arsenali është duke nxituar që të bëjë disa transferime para se të mbyllet afati kalimtar i kësaj vere.
Skuadra londineze e filloi në mënyrë më të keqe të mundshme edicionin 2021/22 në Ligën Premier, pasi pësoi humbje 2-0 ndaj Brentfordit.
Mikel Arteta është në prag të shkarkimit dhe The Gunners mendojnë t’i marrin shërbimet e Antonio Contes, mirëpo spanjolli ka edhe disa mundësi.
Sipas asaj që raporton Daily Mirror, strategu aktual ka kërkuar edhe katër transferime për të kompletuar skuadrën e tij.
Topçinjtë deri më tani kanë transferuar Ben White nga Brightoni, Nuno Tavares nga Benfica dhe Albert Sambi Lokonga nga Anderlechti.
Por, në skuadër mund të arrijnë edhe katër lojtarë si, Martin Odegaard, James Maddison, Aaron Ramsdale e Philippe Coutinho që mund të shkëmbehet me Pierre Emerick Aubameyangun ose Alexandre Lacazetten.
Këto katër transferime, mund t’i kushtojnë Arsenalit mbi 100 milionë euro, duke ditur se Odegaard e Maddison vlerësohen lartë nga Real Madridi, respektivisht Leicesteri. /T/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...