Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi falë formës së mirë të treguar.
Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer që pas transferimit te Fenerbahce me gola për klubin nga Stambolli.
Vetëm në elitën e futbollit turk prizrenasi ka shënuar nëntë gola duke qenë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.
E falë formës fantastike interesim për të kanë shfaqur skuadra të mëdha evropiane.
Eintracht Frankfurt, Monaco dhe Leicester City e kanë përcjellë nga afër javën e kaluar Muriqin, ndërsa të dielën do të jenë katër skuadra tjera të mëdha për ta parë yllin e Kosovës.
Gazeta e përditshme turke Fanatik ka raportuar se Napoli, Lazio, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur do t’i dërgojnë agjentët e tyre në Stamboll për ta parë nga afër shtatlartin.
Fenerbahce do të luaj të dielën para tifozëve të vet derbin e madh të qytetit ndaj Besiktasit.
Muriqi pritet të jetë titullar në këtë takim që zhvillohet të dielën dhe mbetet të shihet nëse do të shënoj gol.
Fenerbahce e vlerëson shumë yllin kosovar, por është gati ta lë të lirë nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...