Trajneri i Barcelonës tashmë ka katër lojtarë në listën e shkurtër për transferime në janar.
Të paktën kështu beson gazeta spanjolle ‘Don Balon’ e cila thotë se ish trajneri i Athletic Bilbaos është i gatshëm për të shpenzuar të holla, transmeton portali arbresh.info. Thuhet se përforcimi i linjës prapa të Barcelonës është prioriteti madhështor i tij.
Qendërmbrojtësi i Palmeiras, Yerri Mina dhe ylli i Ajaxit, Matthijs de Light, janë të dy shënjestra kryesore.
De Ligt është vetëm 18-vjeçari por vlerësohet si një yll me të ardhme të ndritur pasi tashmë ka siguruar edhe dy paraqitje te Holanda. Mane, 23 vjeçar, ka shkëlqyer në Brazil dhe duket se transferimi te klubi në Camp Nou është i pashmangshëm.
Valverde gjithashtu dëshiron të përforcoj edhe opsionet në mesfushë.
GJiganti katalunas dëshironte të nënshkruante me mjeshtrin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, gjatë verës por pavarësisht oferta me shuma të mëdha të shtruara, “Redsat” refuzuan të bëjnë biznes. Gazeta e lartpërmendur shton se Barcelona do të lansoj një tjetër ofertë për të rrëmbyer Coutinhon në Vitin e Ri.
Valverde raportohet gjithashtu se është duke vëzhguar sensacionin e Schalkes, Leon Goretzkan. Reprezentuesi 22-vjeçar i Gjermanisë do të mbetet ka kontratë te klubi në Bundesliga në fund të vitit 2018.
Schlake do të përpiqet për të shitur atë në janar sesa të rrezikoj humbjen e tij falas gjatë verës./arbresh.info/
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha