Manchester United do të jetë në mungesë të katër lojtarëve për ndeshjen e tyre në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Barcelonës.
Pas mrekullisë në rikthimin kundër Paris Saint Germainit, ata do të përballen me një tjetër test të rëndësishëm, transmeton portali arbresh.info.
Duke marrë parasysh formën e tyre të dobët së fundmi, mungesa e lojtarëve në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit i lë “Djajtë e Kuq” në një pozitë të pasigurt.
No sign of Matic, Herrera, Bailly & Valencia at #MUFC training
— Simon Peach (@SimonPeach) April 9, 2019
Katër lojtar mungojnë kundër Barcelonës
Nemanja Matic, Ander Herrera, Erick Bailly dhe Antonio Valencia kanë munguar të gjithë në stërvitje para ndeshjes së nesërme.
Matic është i freskët në listën e të lënduarave ndërkohë që ishte në bankinë gjatë ndeshjes kundër Wolverhampton Wanderers, transmeton portali arbresh.info.
Mësohet se mesfushori ka pësuar një lëndim muskulor.
Solskjaeri pretendon se vështirë se mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë kundër Barcelonës.
Ndërkohë, Herrera, Bailly dhe Valencia qëndruan të gjithë jashtë fushës në ndeshjen kundër Wolves dhe pritet të gjithë të mungojnë edhe nesër.
Marcus Rashford doing individual work at #MUFC training. He has been dealing with an ankle issue pic.twitter.com/IIwJxARBTy
— Simon Peach (@SimonPeach) April 9, 2019
Rikthehen Marus Rashford dhe Alexis Sanchez
Sa i përket lajmeve të mira për United, Marcus Rashford duket se do të rikthehet nga lëndimi për të luajtur kundër gjigantit katalunas.
21-vjeçari ka pasur probleme me kyç të këmbës dhe gjendja e tij do të adresohet edhe një herë para ndeshjes.
Alexis Sanchez është rikthyer gjithashtu te United, por nuk do të rrezikohet./arbresh.info/
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...