Katër persona mbetën të lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë gjatë paradës festive në Toronto Raptors, për titullin e kampionit të NBA. Lajmin e ka konfirmuar policia kanadeze.
Mijëra tifozë të basketbollit ishin grumbulluar në qendrën e qytetit në sheshin “Nathan Phillips” kur u dëgjuan gjuajtjet me armë, duke bërë që të gjithë të vraponin për të kërkuar strehë, transmeton Gazeta Express.
Festa u ndërpre vetëm për një kohë të shkurtë, pasi që zyrtarët policorë e qetësuan turmën e njerëzve.
https://twitter.com/SurajHansal/status/1140787100662607873
Tre persona janë arrestuar, ndërsa autoritetet përgjegjëse i kanë kërkuar publikut të dërgojnë sa më shumë pamje për ta ndihmuar procesin hetimor.
Policia shkroi në Twitter se asnjëra ndër viktimat nuk kishte pësuar lëndime që e rrezikonin jetën e personave, edhe pse dy persona morën plagë më serioze.
Në mesin e personave që ishin grumbulluar për ta përcjellë nga afër paradën e skuadrës së Toronto Raptors ishte e kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
https://twitter.com/jpags/status/1140750183636119553
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen