Google ADS

Katër lojtarë të Sampdoria-s rezultojnë pozitiv, Seria A në rrezik

21:03 | 7 Maj 2020
Arbresh Info

Sampdoria sonte (e enjte) ka konfirmuar se tre lojtarë nga skuadra kanë rezultuar pozitiv në analizat për Covid-19.

Skuadrat e Seria A kishin për tu rikthyer gjatë kësaj jave në stërvitje, por rastet pozitive mund të bëjnë që gjërat të ndryshojnë, transmeton portali arbresh.info.

Tre nga lojtarët e Sampdoria kanë rezultuar pozitiv për herë të parë, kurse njëri që është shëruar, është prekur përsëri.

https://twitter.com/sampdoria/status/1258468505676058629

Pos Sampdoria-s, sot edhe Fiorentina me Torino-n konfirmuan se disa nga lojtarët kanë rezultuar pozitiv.

Me këto raste ekziston mundësia e madhe që sezoni në Seria A të ndërpritet njësoi siç ndodhi me kampionatin belg, holandez dhe atë francez./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme