Katër futbollistë të Real Madridit, një nga skuadra Castilla dhe tre nga skuadra e tretë, janë arrestuar për përhapjen e videove me natyrë seksuale!
El Confidencial raporton se hetimi nisi nga një akuzë e paraqitur në datën 6 shtator nga nëna e një vajze të mitur.
Gruaja është shprehur se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video porno me të bijën. Dhe më pas e ka shpërndarë te të tjerët.
Emrat e të arrestuarve nuk zbulohen për momentin, teksa dyshohet se janë të përfshirë edhe nga futbollistë nga skuadra e parë e Realit.
Katër futbollistët, të cilëve u janë sekuestruar telefonat, janë arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm. Pak para nisjes së seancës stërvitore.
Ndërkohë, “Los Blancos” kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, ku kanë bërë të ditur se lojtarët e tyre kanë bërë një deklaratë në polici në lidhje me një ankesë.
“Klubi ka mësuar se një lojtar i Castillas dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë për Gardën Civile (një nga dy forcat policore kombëtare) në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp”.
“Kur klubi të ketë të gjitha detajet e nevojshme dhe faktet, do të marrë masat e parapara”, thuhet në komunikatën e publikuar nga klubi spanjoll. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit