Sipas raporteve nga mediat në Itali, Wojciech Szczesny nuk do të jetë në mungesë të klubeve që kërkojnë transferimin e tij, pasi të përfundojë marrëveshja me Roman këtë verë.
Portieri polak ka kontratë me Arsenalin, por ka kaluar dy sezonet e fundit si i huazuar në ‘Stadio Olimpiaco’, transmeton portali arbresh.info. Szczesny u transferua në Serie A pasi “Topçinjtë” nënshkruar me Petr Cech.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton që forma e tij ka alarmuar klubet e mëdha evropiane si Juventusin, Napolin dhe Borussia Dortmundit. Po ashtu, edhe Roma do të përpiqet për të nënshkruar me të kontratë të përhershme.
Sidoqoftë, portieri nuk e ka mbajtur sekret se dëshiron të kthehet te skuadra londineze, ku ka shprehur dëshirën për të luftuar për pozitë startuese./arbresh.info
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...