Sergio Agueros do i përfundoj kontrata në Etihad këtë verë dhe Man City ende nuk ka hapur bisedime mbi një marrëveshje të re – me disa nga klubet më të mëdha të Evropës që interesohen për lojtarin.
Sergio Aguero është një objektiv i Barcelonas, Paris St Germain, Juventus dhe Inter Milan këtë verë, shkruan Mirror.
10 vitet e mbushura me gola të Aguero në Manchester City mund të mbarojnë në qershor kur skadon kontrata e tij dhe blutë ende nuk kanë hapur bisedime mbi një kontratë të re.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Cityt me 256 gola është i lirë të flasë me klube të huaja dhe kuptohet që ai është kontaktuar nga Barcelona, PSG, Juventus dhe Inter.
Besohet se Aguero ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete dhe po i mban të hapura opsionet e tij për tani, tranmseton arbresh.info.
Sulmuesi i Argjentinës gjithmonë ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën e tij në të dashurin e tij Independiente në vendlindjen e tij Buenos Aires, por ai beson se atij i mbeten edhe disa sezone në një nga ligat më të mira të Evropës./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...