Problemet disa vjeçare të karateistëve kosovarë po vazhdojnë edhe në vitin 2025.
Katër garuesit kosovarë që përfaqësojnë shtetin tonë, Betim Maliqi, Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Mergim Bekteshi ishin bërë gati të jeni në Tbilisi të Gjeorgjisë këtë fundjavë për të marrë pjesë në turneun Serie A, shkruan Arbresh.info.
Një turne ky mjaft i rëndëishëm pasi me grumbullimin e pikëve gjatë kësaj gare, përfitojnë pjesëmarrjen në Kampionat Botëror.
Mirëpo fati nuk i buzëqeshi as këtë herë garuesve kosovarë, të cilët pavarësisht mundit dhe sakrificiës për të përfaqësuar Kosovën me dinjitet ata u ndalën nga autoritet e Gjeorgjisë me arsyen e mungesave të vizave.
Kështu ka bërë të ditur njëri nga garuesit, Betim Maliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka theksuar se ata kishin te pajisur me leje-hyrje nga autoritetet e atij Shteti, por që ishte e pamjaftueshme që të kalojnë këtë pengesë.
Vlen të theksohet se secila nga këta katër garues ishin nisur drejt Gjeorgjisë me mjetet e tyre vetanake.
Turneu Serie A do të mbahet nga data 10=12 janar në Tbilisi por pa garuesit kosovarë të cilëve padrejtësisht iu pengua hyrje në shtetin gjeorgjian.
Kjo nuk është hera e parë që karateistëve kosovarë iu ndodhet kjo gjë dhe pa marrë parasysh sukseseve të mëdha që i kanë sjellur Kosovës në vitin 2024 askush nuk po iu del në ndihmë./Arbresh.info
REAGIMI I BETIM MALIQIT:
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve