Katër gola mes Bournemouth dhe Man Utd, katër ndeshje radhazi pa fitore për ‘Djajtë e Kuq’

20:46 | 13 Prill 2024
R J

Bournemouth dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.

Vendasit arritën të shënonin që në rastin e tyre të parë që kishin, ku Marcos Senesi asistoi te Dominic Solanke që shënoi për 1-0.

Pas golit rastet nuk munguan, me vendasit që kishin më shumë nga loja.

Barazimi erdhi në minutën e 31-të kur Bruno Fernandes arriti të shënojë për 1-1.

Por vendasit sërish arritën të shënonin pas pesë minutash, me Senesin që asistoi te Justin Kluivert i cili shënoi për 2-1.

Para mbylljes së pjesës së parë që solli shumë minua shtesë, skuadrat kishin raste, por që nuk arritën t’i shfrytëzonin.

Në mesin e pjesës së dytë, Man Utd fitoi penallti, ku Bruno Fernandes arriti të mposht Neton për 2-2.

Në kohën shtesë kishte paksa dramë pasi Bournemouth fitoi penallti, por që pastaj pasi u shikua në VAR, u anulua pasi ndërhyrja ishte jashtë zonës.

Me këtë barazim Man Utd mbetet në vendin e shtatë me 50 pikë, ndërsa Bournemouth zë vendin e 12-të me 42 pikë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme