Katër gjëra për të pritur me padurim në vitin 2022

19:52 | 31 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Ishte një tjetër vit i vështirë në mbarë golin në 2021.

Mund vetëm të shpresojmë për më të mirën në vitin që po hyjmë, të paktën në frontin e futbollit.

Arbresh.info ka grumbulluar pesë gjëra që duhet pritur në botën e futbollit në vitin që po hyjmë.

Kupa e Botës

Ngjarja kryesore e kalendarit të futbollit të vitit 2022 është Kupa e Botës në Katar.

Premton të jetë një nga më të pazakontat e të gjitha kohërave, që zhvillohet në dimër për shkak të kushteve ekstreme dhe “armiqësore” të motit në vendin organizator, të cilët do të jenë nikoqir për herë të parë.

Kjo në vetvete premton ta bëjë atë një ngjarje unike, derisa 32 kombe nga e gjithë bota presin të zbarkojnë në Lindjen e Mesme duke kërkuar lavdi.

Si kampion aktual i botës, Franca është skuadra që duhet mposhtur, megjithëse fituesja e Kupës së Amerikës, Argjentina do të shpresojë që përfundimisht t’i jap fund pritjes së Lionel Messit për një titull botëror.

Edhe pse do të mungojnë kampionët e Evropës, Italia, ose Portugalia e Cristiano Ronaldos, kualifikimi për njërën nga skuarat do të jetë një obligim jetësor, sidomos për superyllin portugez, pasi me shumë gjasë do të jetë Botërori i fundit për të.

Gara e ashpër për titull

Për këtë, e gjithë vëmendja do të jetë në Angli dhe Itali, duke parë edhe gjendjen në ligat tjera kryesore të Evropës, fituesi veç dihet dhe skuadrave tjera do të duhen të shpresojnë që liderët aktual të lëshojnë pikë drastikisht për të arritur kreun e tabelës.

Siç qëndrojnë gjërat në këto dy vende, është e pamundur të parashikohet një fitues.

Në Premier League, Manchester City kryeson tabelën, por mund të duhen vetëm disa gabime që Liverpool dhe Chelsea të kthehen sërish në krye të tabelës.

Serie A e sheh Interin aktualisht në krye të tabelës, me AC Milan dhe Napolin në ndjekje të saj, ndërsa edhe Atalanta nuk mbetet shumë mbrapa.

Yjet në lëvizje

Kush nuk e do çmendurinë e tregut të transferimeve? Disa emra të mëdhenjë duket se mund të jenë në lëvizje ose në janar ose gjatë verës.

Kylian Mbappe është kryefjala e muajve të fundit. Me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij me PSG-në, ai duket i vendosur të vazhdojë – me Real Madrid një palë e interesuar për të.

Ai mund të mos jetë i vetmi lojtari që mund të ndryshojë skuadrës. Kjo pasi edhe Erling Haaland vazhdon të jetë i lidhur fort më një largim nga Borussia Dortmund.

Kontrata e Paul Pogbas është në muajt e fundit të saj edhe me Manchester United, ndërsa anësorët Ousmane Dembele dhe Lorenzo Insigne do të jenë gjithashtu shumë të kërkuar.

Pa marrë parasysh marrëveshjet e papritur – do të jetë e sigurtë qe nuk do të mungojnë as surprizat.

Lojtarët e rinjë në ngritje

Ka disa adoleshent të talentuar që janë në prag të njoftimit të ardhjes së tyre në lojë – dhe viti 2022 mund të jetë thjeshtë momenti i tyre.

Karim Adeyemi i Salzburgut ka treguar pamje të cilësisë së tij në skenën ndërkombëtare dhe mund të shpërthejë nëse ai lëviz në lartësi më të mëdha – por ata tashmë kanë një tjetër talent të madh dhe një zëvendësues të gatshëm që pret në krahët e yllit slloven, Benjamin Sesko.

Bashkatdhetari i Adeyemit, Jonny Burkardt, ka shijuar një fillim të shkëlqyer të sezonit me Mainz dhe është vetëm çështje kohe para se të ngjitet në skuadrën kombëtare, me Hansi Flick një fans i madh i lojës së tij.

Në Rennes, dyshja, Lovro Majer dhe Jeremy Doku me mendje sulmuese duhet të gjejnë qëndrueshmërinë për t’iu përshtatur talentëve të tyre të padyshimtë dhe mund të ndezin Ligue 1 për vitet në vijim.

Ndërsa, “La Mesia” na ka mahnitur në dy dekadat e fundit, e ardhmja mbetet e ndritur te Barcelona dhe megjithëse do t’i duhet kohë Xavit për të rindërtuar skuadrën, me lojtarë si Gavi, Ez Abde dhe Alejandro Balde, duan kohë që të kenë një të ardhme të madhe përpara. Sidoqoftë, anësori i Real Sociedad, Ander Barrenetxea mund të jetë zgjedhja e LaLigës.

Conor Gallagher ka rrëmbyer të gjitha titujt e lajmeve në Crystal Palace, por padyshim se në këtë skuadër duhet veçuar edhe Michael Olise dhe Marc Guehi, të cilët gjithashtu janë mbresëlënës dhe Tino Livramenton e Southamton e pret një vit i madh para tij.

Por, nuk duhet të jetë vetëm adoleshent për të marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi janë edhe disa lojtar në Itali të cilët po vazhdojnë shkëlqimin e tyre.

Giovani Simenone, 26-vjeç dhe Bremen 24-vjeçar në Verona dhe Torino respektivisht janë me të vërtetë në rrugën për të bërë ndryshime në çdo ndeshje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme