Google ADS

Katër futbollistë në listën e golashënuesve në Euro 2024

13:12 | 4 Korrik 2024
D.H

Euro 2024 ka prodhuar shumë gola gjithsej plot 100 sosh, deri në fazën çerekfinale.

Por tre gola është maksimumi i një lojtari që ka shënuar më së shumti gola deri më tani, shkruan Arbresh.info.

Në fakt katër lojtar janë më shifrën e njëjtë të golave të shënuara.

Cody Gakpo, Jamal Musiala, Ivan Schranz dhe Georges Mikautadze kanë realizuar nga tre gola dhe janë duke prirë në listën e golashënuesve.

Ndërkohë që vetëm Gakpo dhe Musiala kanë kaluar në fazën çerekfinale dhe mund të rrisin numrin e golave të shënuar kurse Schranz dhe Mikauatadze janë eliminuar me kombëtaret e tyre./Arbresh.info/

Të ngjashme