Zgjerohet lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e Shqipërisë pas dorëheqjes së Xhani De Biazit.
Pas emrave të bujshëm si Inzagi apo Kamoleze, kësaj liste tani i shtohen edhe katër emra të tjerë.
Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, dy janë sërish nga Italia ku bëhet fjalë për një trajner me mjaft eksperiencë si Delios Rosi dhe tjetri është një emër i njohur në futbollin italian si Kristian Panuçi. Tani emrat e këtyre dy trajnerëve janë të lidhur me Shqipërinë, ku pritet të ketë zhvillime të tjera.
Gjithashtu në listë është edhe Martin Shmid sëbashku me Sami Hipian. 50-vjeçari zvicerian në sezonin e fundit drejtoi skuadrën e Mainc 05 në Bundesligë dhe tani është i lakuar për të marrë drejtimin e Shqipërisë.
Ndërkohë, Sami Hipia drejtoi për pak kohë Bajer Leverkusenin në Bundesligë dhe Zyrihun në Zvicër, teksa njihet si një trajner i ri me mjaft cilësi pozitive dhe tani emri i tij del në skenë për të marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...