Carlos Queiroz nuk është më trajner i përfaqësueses së Katarit. Federata e Katarit ka falënderuar trajnerin portugez, duke i uruar suksese në të ardhmen.
“Faleminderit trajnerit Carlos Queiroz për kohën që drejtoi ekipin tonë. I urojmë suksese në karrierën e tij”, lexohet në deklaratë.
Carlos Queiroz, i cili qëndroi më pak se një vit në këtë rol, e drejtoi ekipin e Katarit në 12 ndeshje, nga të cilat fitoi katër, duke përfshirë dy të fundit, kundër Afganistanit dhe Indisë (eliminatore të Botërorit).
Pika kulmore është triumfi ndaj Meksikës, në Kupën e Artë, kompeticion në të cilin Katari u eliminua nga Panamaja, në çerekfinale. Ai gjithashtu fitoi ndeshjen e tij debutuese kundër Xhamajkës.
Përveçse Katarin, trajneri 70-vjeçar ka drejtuar Portugalinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikën e Jugut, Iranin, Kolumbinë dhe Egjiptin.
Në rang klubesh, ka qenë trajner i Sportingut, MetroStars (SHBA), Nagoya Grampus Eight (Japoni) dhe Realit të Madridit, pa harruar përvojën si krahu i djathtë i Alex Fergusonit të Manchester United.
Federata e Katarit ka njoftuar me anë të një shënimi zyrtar në rrjetet sociale se trajneri 61-vjeçar spanjoll, Tintín Márquez, do të jetë pasuesi i Carlos Queiroz./ss
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...