Qytetarët e Katarit pritën me gëzim të madh fitoren me rezultatin 3-1 ndaj Japonisë në finalen e Kupës Aziatike 2019 dhe shpalljen kampion të këtij turneu që këtë vit u organizua në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët e Katarit ndoqën ndeshjen finale përmes ekraneve të mëdha të vendosura në rrugët e kryeqytetit Doha dhe tashmë kanë nisur të festojnë triumfin në kampionat.
Katari mposhti në finale kampionin e katërfishtë Japoninë me rezultatin 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Zayed Sports City në kryeqytetin e EBA-së, Abu Dabi.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...