Sulmuesi i FC Dritës, Kastriot Rexha është i bindur se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e kampionit në Kosovë.
Pas pak ditësh, do të rinisin ndeshjet e Superligës të ndërprerë për dy muaj për shkak të virusit corona.
Sulmuesi Rexha në një bisedë për Gazeta-Topi.com, thotë se skuadra e tij është duke u përgatitur mjaft mirë për rifillimin e garave.
“Po, përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Jemi në ditët e fundit para ndeshjeve dhe kemi besim tek skuadra”, tha Rexha.
Ish-sulmuesi i disa skuadrave elitare, por që karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, mendon se Drita ka skuadër më lojtarë që kanë përvojë të cilët mund ta sjellin titullin e kampionit në Gjilan.
“Mendoj së Drita ka skuadër të mirë. Ka lojtarë më përvojë që në fund edhe mund ta fitojnë titullin e kampionit”, ka theksuar sulmuesi prishtinas.
Drita aktualisht është e dyta me 43 pikë, vetëm një më pak së lideri i tabelës, Ballkani.
Kujtojmë së skuadra e cila del kampione në fund të sezonit, do ta përfaqësojë Kosovën në Evropë bashkë me nënkampionin dhe fituesin e Kupës së Kosovës.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...