Kastriot Rexha i rikthehet Superligës, arrin marrëveshje me këtë skuadër

08:24 | 17 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Kastriot Rexha do t’i rikthehet futbollit pas një pauze prej rreth tetë muaj për shkak të lëndimit.

Sulmuesi i njohur kosovar u largua nga Drita në qershor dhe deri më tani ishte pa skuadër.

Por pasi ka kaluar tërësisht lëndimit, Rexha ka vendosur t’i rikthehet fushave të blerta ku ka lënë shumë gjurmë në futbollin kosovar.

Telegrafi merr vesh se sulmuesi llapjan ka arritur tanimë marrëveshje me Malishevën, ku do ta vazhdoj karrierën për pjesën pranverore të sezonit.

Zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë brenda kësaj jave, me Malishevën që i shton përvojë repartit ofensivë me transferimin e Rexhes.

Malisheva gjatë afatit kalimtar të janarit ka transferuar futbollistë me përvojë si Labinot Ibrahimi, Fidan Gërbeshi, Behar Maliqi e Xhevdet Shabani.

Me transferimin e Rexhës, Malisheva tani shëndrrohet në një skuadër shumë të frikshme në repartin ofensivë.

Rexha do ta gjejë tek kjo skuadër si tandem Xhevdet Shabanin, me të cilin ka fituar titullin e kampionit te Drita.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme