Google ADS

Kastrati shënon në Kroaci, golin ia dedikon Shqipërisë

20:38 | 29 Nëntor 2019
Arbresh Info

Lirim Kastrati ka gjetur përsëri rrugën e golit.

Ylli kosovar, është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen NK Lokomotiva – HNK Gorica, dhe besimin e trajnerin e ka justifikuar qysh në pjesën e parë.

Ishte minuta e 40-të kur Kastrati shënoi golin e parë në këtë takim, për epërsinë 1:0 të Lokomotivës.

Golin e dytë e shënoi anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.

Goli i Kastratit shkoi si dedikim për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme