Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka folur pas barazimit kundër Greqisë.
Kastrati zhvilloi 90 minuta, derisa kishte disa raste të cilat i humbi shkaku që nuk provoi të gjuante, por të asistonte, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Kastrati tha se nuk ka pasur besim shkaku i minutazhës së ulët, por beson se e gjithë skuadra ka treguar karakter të fortë.
“Normal, si unë, si secili kemi dëshirë të ndihmojmë kombëtaren me paraqitje sa më të mira dhe të shënojmë gol, por sot sikur në shtatë ndeshjet e fundit, fati nuk është me ne. Sot kishim ndeshje të vështirë ndaj kombëtares së Greqisë e cila dihet sa është e fortë. Nuk na ecën. Kishim shanse unë, Benjamini, Learti, por nuk shënuam.
“Më vjen mirë që bëmë një paraqitje të mirë. Nuk jemi të kënaqur me barazim, por do të tentojmë më mirë”. “Nuk kam luajtur ndeshjet e fundit me kombëtaren dhe nuk kisha vetëbesim. Po të kisha më shumë minuta do të kisha më shumë besim. Nuk kisha minuta dhe isha i ngurtë. Ky është faji im, jo i dikujt tjetër. Besova se ishte më mirë të pasoja sesa të gjuaja. Më vjen keq që nuk shënuam”.
“Ky është një rezultat i mirë të themi pas kritikave. Treguam karakter të fortë me gjithë mungesat, por djemtë që luajtën treguan karakter dhe luajtën me zemër, dhanë çfarë mundën”, deklaroi ai për Supersport.
Ndeshjet e radhës të Kosovës janë ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë./arbresh.info.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...