Në një intervistë për Goal, Kasami shpalos sfidat që ka pasur në karrierën e tij, dhe përse lufta për mbijetesë në sezonin e kaluar ishte një nga pengesat më të mëdha në karrierë.
Kasami u bashkua me Sionin verën e kaluar pasi u largua nga Olympiakosi, pasi shmangu rënien nga liga, duke qëndruar për dhjetë javë në fund të tabelës. Megjithatë fitimi i ri ndeshjeve të fundit ishin të mjaftueshme për të siguruar mbijetesën, klub ky që konsideroj se do të luftonte për titull.
“Ishte një vit shumë i vështirë”, është shprehur Kasami për Goal. “Jam shumë krenar për mënyrën se si ia dola në fund, për shkak se ishte diçka që më bënte të ndihesha keq ndaj njerëzve që më kishin besuar, fansave. Ishte një nga muajt më të vështirë në karrierën time. Për disa muaj kam qëndruar në shtëpi, dhe nuk kam shkuar për të parë familjen.
Mundësia për t’u transferuar te Palermo ishte për shkak të faktit se ai kishte arritur marrëveshje me super agjentin, Mino Raiola, që ka nën menaxhim lojtarët e mirënjohur si Paul Pogba, Romelu Lukaku, e Marco Verratti. Për të kishte pasur interesim nga Roma e Milani, megjithatë ishte Fulhami që më së shumti i dëshiroi shërbimet e tij, për të cilën thotë se luajti futbollin më të bukur të karrierës së tij.
“Pas një viti me Palermon kisha dy apo tre opsione, kisha Romën dhe Milanin në Itali dhe në Angli ishte Fulhami që me të vërtetë më dëshiroi”, thotë Kasami.
“Mendoj se viti im i tretë te Fulhami ishte më i miri. Luaja secilën ndeshje. Fatkeqësisht Al Fayed e shiti klubin te Shahid Khani. Ishte ndryshim i madh për lojtarët sepse nuk e dinim se çfarë do të ndodhte me ne. Martin Jol u shkarkua dhe ndjemë se kishte panik aty, pas tij erdhën Rene Meleunsteen e Felix Magath. Gjërat u bënë shumë stresuese dhe shumica e lojtarëve u larguan, dhe ma bënë më të lehtë vendimin për largim”, deklaron Kasami, transmeton Koha.net.
Përderisa ishte i vështirë largimi nga Craven Cottage, por mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve me Olympiakosin ishte diçka për të mos u humbur.
“Ishte ekip i madh dhe ishte e lehtë kur pashë se ata transferuan lojtarë si Ibrahim Afellay, dhe Eric Abidalin nga Barcelona. E dija se do të shkoja te një klub se do të fitonte tituj dhe isha i lumtur për vendimin që mora”, thotë futbollisti shqiptar.
Gjatë kohës së tij në Greqi, Kasami fitoi dy herë Superligën, dhe një Kupë të Greqisë, por në tetorin e vitit 2015 ishte i përfshirë në një incident në çerekfinale të Kupës kundër rivalit lokal AEK Athina. Ai ishte dënuar më pas për provokim të fansave të AEK-ut.
Në gushtin e vitit të ardhshëm ai ishte huazuar te Nottingham Foresti, pasi nuk ishte i sigurt më në këtë vend.
“Kishte shumë zemërim pas ndeshjes, humbja e lojës. Kjo gjë shkaktoi një ndikim shumë të madh në Greqi më pas, por nuk pendohem sepse e dua Olympiakosin, fansat dhe presidentin. Kam mbrojtur bashkëlojtarët dhe klubin”, shprehet Kasami.
Ai më tutje tregon se, “dy apo tre herë kam qenë në përcjellje të çuditshme nga makinat. Pas kësaj klubi u përkujdes të më jepte një nga rojet e saj që rrinte afër shtëpisë time. Urrejtja ndërmjet dy klubeve është e madhe, s’mund ta imagjinoni”.
Kasami synon që të rikthejë përsëri në nivelin më të lartë karrierën e tij.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...