Google ADS

Kasami me Sionin shijojnë fitoren e parë kampionatin zviceran

18:18 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, me Sionin, shkëlqyen si mysafirë duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:2 St. Gallenit, në ndeshjen e javës së dytë të Kampionatit të Zvicrës.

Nuk ishte ai St. Gallenit kur javën e kaluar kishte mundur me 2:1 Baselin, këtë herë u demolua nga Sioni i disponuar për lojë.

Kasami me shokë dhanë maksimumin dhe u kthyen me tri pikët e para, në fakt shijuan fitoren e parë në edicionin e ri. Kasami asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij.

Golat i shënuan për Sionin: Branco (18′), Djitte (37′), Grgiç (75′), Philippe (83′) dhe për St. Gallenin realizuan: Hefti (72′) e Itten (90+4’).

Sioni renditet në vend të katërt me 3 pikë sa ka edhe St. Gallen në pozitën e shtatë. Thuni shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Luzernit. Futbollistët shqiptar Idriz Voca e Dren Feka, luajtën standardë, për Luzernin.

Feka u zëvendësua në minutën e 83-të nga Shkëlqim Demhasaj. Kjo është humbja e dytë për Luzernin.

Liga e Zvicrës

Grashoppersi-Zurich    0:2

Xamaxi-Baseli     1:1

Lugano-Young     0:2

St. Galleni-Sioni  2:4

Thuni-Luzerni      2:1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme