Këshilli për Arbitrazh Sportiv ka reaguar në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv me ankesën e KF Dinamo nga Ferizaj.
Kjo gjykatë i dha të drejtë ekipit ferizajas që të kthehet në grupin B të Ligës së Parë.
KAS i bëri thirrje Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës që të dërmerrë të gjitha veprimet për zbatimin e Vendimit të GJAS-it në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaji kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëkohësisht të merr masa ndaj atyre që nuk e zbatuan Vendimin e GJAS-it.
Reagimi i tyre i plotë:
Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) në mbledhjen e mbajtur me datë 22 Gusht 2023 shqyrtoi rastin e moszbatimit të Vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaj. Kjo situatë është e papranueshme, sepse KAS është organi më i lartë i gjygjësisë sportive në vend dhe ankesa/ padia që hyn në në kompetencë të KAS-it është mjeti i fundit jashtëzakonshëm juridik në vend. Vendimet e KAS-it, respektivisht GJAS-it janë të formës së prerë dhe ankesa kundër këtyre vendimeve mund te parashtrohet vetëm ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. Këshilli i Arbitrazhit Sportiv i bënë thirrje Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndërmerrë të gjitha veprimet për zbatimin e Vendimit të GJAS-it në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaji kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëkohësisht të merr masa ndaj atyre që nuk e zbatuan Vendimin e GJAS-it.
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...