Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë ka dal me një reagim të gjatë kundër Komisionit të Arbitrazhit Sportiv mbi vendimin për padinë e FC Prishtinës.
FFK-ja madje ka kërcënuar se do të tërhiqet edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, pas këtij vendimi pasi siç e shohin ata është vendim që përmban parregullësi ligjore dhe procedural, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe një reagim nga Komisioni i Arbitrazhit Sportiv.
KAS i ka quajtur të pavërteta të gjitha shkrimet e FFK-së dhe i quan tendencioze.
MË POSHTË GJENI REAGIMIN E PLOTË TË KAS-IT
“Këshilli I Arbitrazhit Sportiv shpreh shqetësimin e thellë për sulmin që I është bërë anëtarëve të saj nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), përmes komunikatës së lëshuar më datë 30 Tetor 2024, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) për vendimin e marrë sipas padisë së KF Prishtina kundër FFK-së. Sulmet e tilla ndaj KAS-it dhe anëtarëve të saj nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës përmes deklaratave paragjykuese, tendencioze dhe dashakeqe janë bërë tashmë një rutinë. Këto sulme kanë për qëllim të ndikojnë në punën dhe profesionalizmin e KAS-it, si një institucion kredibil dhe kompetent për të vendosur drejtësinë sportive.
KAS demanton fuqishëm deklarimin e Federatës së Futbollit të Kosovës , duke u shprehur se “Vendimi është nënshkruar vetëm nga znj. Jehona Shyti, sekretare e z. Eroll Salihu dhe nga anëtari i KAS-it, i emëruar nga FC Prishtina. Kjo përbën konflikt interesi, pasi z. Salihu, i cili është shpesh i përfshirë në akuza ndaj FFK-së dhe aktualisht është në procedura gjyqësore kundër saj, ka caktuar si kryesuese të panelit sekretaren e tij, znj. Shyti”.
Për të sqaruar opinionin publik, në vendimin për padinë e KF Prishtina kundër FFK, në asnjë mënyrë nuk ka pas qasje e as ndërhyrje nga ane e Kryetarit të KAS-it, z. Eroll Salihu, I cili e ka përjashtuar veten jo vetëm nga vendimmarrja në lidhje me këtë rast, por edhe nga diskutimi në takimet e KAS-it kur është trajtuar padia në fjalë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për rastin në fjalë është emruar në përputhje me Rregulloren e KAS-it dhe duke e shmangur konfliktin e interesit, meqë Kryetari I GJAS-it për këtë rast është emruar me votat e anëtarëve të KAS-it. Për KAS është I papranueshëm sulmi personal, gjuha denigruese dhe linqimi I paskrupullt ndaj znj Jehona Shyti, të cilën FFK e ka quajtur sekretare te Eroll Salihut. Znj Jehona Shyti nuk është sekretare e Eroll Salihut apo ndonjë individi tjetër, por është Sekretare e Përgjithshme e KAS-it, e zgjedhur me shumicën absolute të votave të anëtarëve të KAS-it. Sekretari i KAS-it nuk është një pozitë administrative as teknike, por është njëri nga arbitrat/anëtarët e KAS-it që zgjedhet me votat e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës. Cënimi i integritetit të Kryetarit, Sekretares, si dhe i çdo anëtari tjetër të KAS-it, përfaqëson një sulm ndaj sistemit të drejtësisë sportive dhe vlerave që ne përfaqësojmë.
KAS, deklarimet e tilla të pavërteta i konsideron të qëllimshme dhe tendencioze në drejtim të punës se suksesshme këtij institucioni, duke vlerësuar se sulmet e tilla, përveç tjerash kanë për qëllim edhe dezinformimin e opinionit publik, pengimin në punë dhe dëmtimin e imazhit të KAS-it.
Nisur nga fakti se nuk është hera e pare që ballafaqohemi me sulme të tilla dhe deklarata të pavërteta nga FFK, KAS i bën thirrje FFK-së dhe të gjithë personave tjerë që kanë synim pengimin e këtij institucioni në realizimin e mandatit të saj, që të përmbahen nga deklarime të tilla të pavërteta dhe tendencioze.
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv bën apel për zbatimin e vendimeve të tij nga të gjitha palët e përfshira në procesin sportiv. Zbatimi i këtyre vendimeve është thelbësor për ruajtjen e integritetit të sistemit sportiv dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë.
Për më tepër, KAS siguron opinionin publik, se sulmet e tilla, në asnjë moment dhe rrethanë nuk do të ndikojnë në punën, profesionalizmin dhe funksionimin e tij. KAS si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet, do të veproj në pajtim me legjislacionin në fuqi për të mbrojtur interesin e sportit dhe të sportistëve”, shkruhet në raegimin e gjatë të KAS-it./Arbresh.info
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...