Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë sipas CIES.
Kartoni i francezit nuk është infektuar nga pandemia e koronavirusit dhe momentalisht vlen rreth 259.2 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mbappe është i lidhur me kalimin te Real Madrid ose Liverpool, por nëse kjo vlerë është e vërtetë, atëherë me shumë mundësi nuk largohet nga Parisi gjatë verës.
Pas Mbappe, renditët ylli i Manchester City-t, Raheem Sterling me vlerë 194.5 milionë euro.
Kurse Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë jashtë top 20, derisa vlerat e tyre të reja janë 62.8 milionë euro dhe 82.7 milionë euro.
Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann është i vetmi lojtar i La Liga-s brenda top 10 dhe renditët në pozitën e tetë me 136.4 milionë euro.
Lionel Messi renditët i 22-të me vlerë 100 milionë euro./arbresh.info.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”