Sergio Ramos është kritikuar ashpër në rrjete sociale për rolin e tij në kartonin e kuq të Juan Cuadrados mbrëmjen e së shtunës.
Cuadrados iu shfaq kartoni i dytë i verdhë në minutën e 84′ të finales në Ligë të Kampionëve për shkak të “shtyrjes së butë ndaj qendërmbrojtësit të Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Serigo Ramos u rrëzua dhe tifozët e futbollit në mbarë botën filluan akuzat se spanjolli e bëri këtë për mashtrimin e gjyqtarit të ndeshjes në mënyrë që të dërgoj Cuadradon jashtë fushe.
“Ramos do të ndihet i turpëruar. Kur do ta shoh këtë nesër ai do të ndihet i turpëruar”, tha ish mbrojtësi i Manchester Unietd, Rio Ferdinand për ‘BT Sport’. “Nëse djali im do më kishte parë mua duke e bërë këtë, unë do të ndihesha i turpëruar dhe nuk do mund ta shikoja në sy”
Sidoqoftë, një pamje e re e këtij incidenti nga një kënd tjetër e publikuar në rrjete sociale tregon që Ramos kishte të drejtë. Nga këndi të cilin e kemi parë të shtunën në mbrëmje nuk është shfaqur çfarë i bëri Cuadrado këmbës së tij. E gjitha që kemi parë ishte ajo “shtyrje e butë”, nëse mund ta quajmë kështu.
Por, duket që Cuadrado e kishte shkelur në këmbë Ramosin duke bërë që ylli i Madridit të rrëzohet./arbresh.info
Shikoni videon e re këtu:
https://twitter.com/BestofFootball8/status/871289707019239426
https://twitter.com/Hikmat_Jamal/status/871143877507526656
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi