Google ADS

Kartoni i kuq ndaj Cristiano Ronaldos: Gjyqtari u “përplas” në tunel, pakënaqësi të mëdha ndaj vendimit

18:35 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo në formë befasuese u detyrua të largohet nga fusha mbrëmjen e kaluar gjatë fitores së Juve ndaj Valencias.

Portugezi mori direkt kartonin e kuq si pasojë e incidentit me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo, të cilit dukej se ia kishte ngrehur flokët e tij, transmeton portali arbresh.info.

UEFA mund t’ia vazhdoj dënimin për dy ose tri ndeshje nëse ata besojnë se kjo ishte një sjellje e dhunshme nga Ronaldo.

Kjo do të thotë se 33-vjeçari mund të humbas rikthimin në Manchester United. Por, vendimi nuk shkoi mirë aspak me zyrtarët e Juventusit mbrëmjen e kaluar.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ pretendon se zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved dhe dy zyrtarët e tij kanë pritur për gjyqtarin Felix Brych të dal jashtë nga dhoma e tij e zhveshjes.

Nedvend thuhet të ketë ngritur zërin e tij ndaj personit në detyrë dhe ka kërkuar gjithashtu për një shpjegim.

UEFA mund të zgjedh po ashtu për të marrë masa disiplinore edhe ndaj ish mesfushorit të Juventusit si rezultat i shpërthimit të tij.

Raportet thonë se gjyqtari gjerman nuk i ofroi ndonjë përgjigje Nedvedit pavarësisht kërkesës së tij.

Juventusi fitoi ndeshjen me rezultat 2 me 0 falë dy penaltive nga Miralem Pjanic./arbresh.info/

Të ngjashme