Emmanuel Adebayor, dikur njëri ndër sulmuesit më të fortë në Evropë, kam dhënë disa deklarata rrëqethëse për familjen e tij në një intervistë për So Foot.
Ai ka luajtur për klub të mëdha si Arsenali, Manchester City e Real Madridit, ndërsa aktualisht luan te Istanbul Basaksehir.
Lojtari nga Togo ka treguar detaje të dhimbshme për jetën e tij private.
“U ndjeva sikur do të bëja vetëvrasje aq shumë herë. E kam mbajtur këtë me vete për vite dhe vite me radhë. Jam i lodhur që gjërat arritën në këtë fazë, por unë ndihem i lehtësuar kur kam folur për këtë”.
Gjithçka kjo ka të bëjë me familjen e Adebayor, ndërsa lojtari shpjegon edhe pse.
“Karriera ime e futbollit do të përfundojë në tre apo katër vjet”.
“Unë shpesh ndryshoj numrin tim të telefonit, kështu që familja ime nuk mund të më kontaktojë. Ata më thërrasin jo për të pyetur se si jam, por për të kërkuar para”, ka treguar Adebayor.
Adebayor thotë se pikën më të ulët në karrierë e kishte te Tottenhami, kur edhe i kishin bërë magji të zezë, gjë që shtet nga Afrika e praktikojnë këtë.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...