Karriera e Xherdan Shaqirit mund të marr një kthesë të papritur nëse ylli kosovar kalon te rivali i Stoke Cityt në Premierë Ligë, West Ham United, brenda këtij muaji.
Sipas një raporti nga ‘West Ham Word’, lojtari i transferuar për një tarifë rekorde te West Ham United, Marko Arnautovic, i ka rekomanduar klubit nënshkrimin me ish bashkëlojtarin e tij te Stoke City, Xherdan Shaqirin, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se katër lojtarë të “Potters” janë të përfshirë në listën prej 30 lojtarëve të kërkuar nga “Hammers” që synojnë përforcimin e skuadrës së tyre ndërkohë që ylli shqiptar vlerësohet si një transferim i shquar.
Gjiganti në Liga 1, Nice është duke kërkuar gjithashtu Shaqirin, i cili ka fituar titullin në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohë së tij te Bayern Munichu, por West Ham United synon të rrëmbej nënshkrimin me 26-vjeçarin që arriti për 12 milionë funta në Angli nga Interi në vitin 2015.
Klubi në lindje të Londrës mund të bëhet me një sulm kërcënues nëse arrijnë marrëveshje me anësorin.
Me katër gola dhe pesë asistime brenda 20 ndeshjeve në ligë këtë sezon, Shaqiri ka qenë në formë të mirë dhe mund të jetë i joshur për t’iu bashkuar futbollistit austriak Marko Arnautovic në London Stadium.
West Hami ende nuk është rikuperuar nga humbja e Dimitri Payet, por transferimi i reprezentuesit të Zvicrës mund t’i ndihmojë atyre në zëvendësimin e ish yllit francez./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën