Arsenali raportohet se ka frikë që Santi Cazorla nuk do të luaj sërish pas nëntë operacioneve në kyçin e këmbës së tij.
32-vjeçari thuajse humbi këmbën e tij pas një infeksioni, por ishte afër rikuperimit para një rikthimi tjetër tronditës së sëmundjes, transmeton portali arbresh.info.
‘DailyMail’ pretendon që stafi mjekësor i “Topçinjve” kanë frikë se ata nuk do të jenë në gjendje tejkalojnë problemin me dhembur që e ka mbajtur lojtarin për më shumë se një vit jashtë fushës.
Trajneri Arsene Wenger ka thënë së fundmi se është i tronditur me rikthimin e këtij problemi duke shtuar se do të ishte i kënaqur për t’i dhuruar atij kohë në fushë në rast se është i gatshëm në janar.
“Ai operacion për mua është i tmerrshëm, lajme shumë të këqija sot. Ndihem shumë keq për Santin. Ai është një djalosh që unë e admirojë, një që të gjithë e duam këtu. Ai është një person që vjen çdo ditë në stërvitje me buzëqeshje sepse ai dëshiron të luaj”, ka thënë Wenger.
Cazorla, i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, ka zbuluar se ka ndërmend të rikthehet të luaj sërish pavarësisht pengesave që shfaqen./arbresh.info/