Fituesi i Kampionatit Botëror që ka luajtur te Bayern Munichu dhe Manchester United është i “hapur për gjithçka”.
Bastian Schweinsteiger pranon se asnjë klub nuk e do atë dhe se koha e tij në MLS është afër fundit, transmeton portali arbresh.info. Ish ylli i Manchester United dhe Bayern Munichut tani është 33 vjeçar por e ardhmja e tij duket është më e paqartë se asnjëherë më parë pasi kontrata e tij në Chicago Fire është afër fundit.
Schweinsteiger u transferua në Amerikë në muajin mars dhe shënoi në ndeshjen debutuese të tij në barazim 2 me 2 ndaj Montreal Impactit.
Ai ka edhe opsionin për të vazhduar kontratën edhe për një vit me klubin por pavarësisht rekordeve të tij duket që asnjë klub i ri nuk do kërkojë transferimin e tij.
“Nënshkrova kontratën vetëm për një vit sepse doja të shikoja se si po shkojnë gjërat”, ka thënë ish kapiteni i Gjermanisë për ‘Eurosport’.
“Tani unë kam këtë kontratë por nuk kam asgjë tjetër dhe jam i hapur për gjithçka. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”
I martuar me tenisten Ana Ivanovic, Schweinsteiger së fundmi ka zbuluar se i pëlqen baleti dhe opera./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...