Google ADS

Karius: Klopp deshi të më mbante te Liverpooli

19:07 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Loris Karius është prezantuar te skuadra e Besiktasit.

Portieri gjerman këtë verë u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar gjigantit turk.

Në prezantimin para medieve, Karius ka deklaruar se dëshira e trajnerit Jurgen Klopp ka qenë që ai të mbetet në ‘Anfield Road’.

25 vjeçari sezonin e kaluar u bë figurë tragjike në finalen që Liverpool e humbi nga Real Madrid, me dy gabime të rënda.

“Jurgen Klopp tentoi të më mbante te Liverpool, ai bëri gjithçka për këtë, por unë i shpjegova se dëshiroj të luaj dhe për këtë vendosa të vij këtu”, ka deklaruar Karius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme