Google ADS

Karim Benzema thotë se Real Madridi nuk ka frikë nga PSG

18:55 | 15 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk kanë frikë nga përballja me Paris Saint-Germian në 1/16 e Ligës së Kampionëve muajin e ardhshëm.

Në një intervistë për “France Football”, Benzema tha se Los Blancos do të shkojnë në Paris për të fituar dhe nuk po mendojnë ndonjë mundësi tjetër.

Reprezentuesi francez pranoi se “do të kishte dashur një rival tjetër”, por siguroi se “nëse doni të arrini në fund, duhet t’i mundni të gjithë. Kur të shkojmë në Francë për të luajtur atë lojë kundër Parisit, ne do të fitojmë”.

Madridi është në formë të mirë. Ata janë aktualisht në krye të LaLigës, pesë pikë më shumë se Sevilla e cila është në vendin e dytë, megjithëse me një lojë më shumtë të luajtur se andaluzianët.

PSG është gjithashtu në krye të Ligue 1, tetë pikë më shumë se Nice e cila gjendet në vendin e dytë me një ndeshje më pak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme