Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema mund ta përfundojë në mënyrën më të mirë sezonin 2019/20, duke fituar trofeun ‘Pichichi’.
Francezi ka qenë ndër më të rëndësishmit në formacionin e Zinedine Zidane që nga rifillimi i sezonit, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos” kanë fituar 10 ndeshje nga 10 të mundshme, ndërsa Benzema ka shënuar gjashtë gola.
Benzema ka shënuar këtë sezon 21 gola dhe është vetëm dy mbrapa Lionel Messi-t, derisa ka mbetur vetëm një ndeshje e pazhvilluar.
Sipas Diario AS, Benzema është i sigurt që mund ta sfidojë argjentinasin këtë vikend.
Në 10 sezonet e fundit të trofeut ‘Pichichi’ Lionel Messi ka fituar gjashtë, Cristiano Ronaldo tri dhe një e ka fituar Luis Suarez.
Real Madrid do përballet me Leganes, kurse Barcelona do zhvillojë ndeshjen kundër Alaves./arbresh.info.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...