Kampioni i Ligës së Kampionëve, Real Madridi pritet të shkarkoj sulmuesin Karim Benzema në fund të sezonit.
Edhe pse trajneri Zinedine Zidane ka mbrojtur francezin në një numër të madh rastesh, bordi i klubit mendon që 27-vjeçarit duhet t’i lejohet largimi qysh në rastin e parë, transmeton portali arbresh.info.Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez shpreson në rekrutimin e sulmuesit Robert Lewandowski në fund të sezonit dhe Benzema pritet të shitet më pas nga klubi.
Francezi ka pasur një tjetër sezon dëshpërues pasi ka shënuar vetëm pesë gola brenda 27 paraqitjeve në La Liga dhe largimi gjashtë verës tashmë duket se është në letra.
Gjatë nëntë viteve në Santiago Bernabeu, Benzema ka shënuar në përgjithësi 127 gola brenda 271 paraqitjeve në ligë./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”