Karim Benzema në nivel të njëjtë me Cristiano Ronaldon

21:27 | 1 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka qenë i angazhuar padyshim me njërën nga detyrat më të vështira në botën e futbollit – të përmbush standardet e Cristiano Ronaldos.

Dhe siç qëndrojnë gjërat, ai padyshim se është duke përmbushur pritshmëritë, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo u largua nga Madridi në vitin 2018 për të nënshkruar me Juventusin dhe pa asnjë zëvendësues të nivelit të tij, Benzema kishte mbetur për të mbushur hapësirën e yllit portugez.

Francezi, i cili tani ka shënuar në tri ndeshjet e fundit, është duke udhëhequr Real Madridit duke i suguruar që ata të mos dështojnë në Ligë të Kampionëve.

Ai aktualisht ka shënuar aq gola sa Ronaldo ka te Juventusi, pasi të dy kanë realizuar 17 herë.

Nëse kthehemi te statistikat nga sezoni i kaluar, është e qartë për të parë se kush është përmirësuar në formë dramatike para portës.

Në këtë kohë sezonin e kaluar, Ronaldo kishte realizuar 20 gola, ndërsa Benzema kishte gjetur portën vetëm në gjashtë raste. Këtë vit, gjërat janë plotësisht ndryshe për shkak se të dy kanë shënuar të njëjtën numër golash.

Të gjitha 17 golat e Benzemas deri tani këtë sezon kanë ardhur brenda zonës.

Ai shpesh akuzohet se luan mirë, por dështon për të finalizuar shanset e tij në gola ashtu siç bëri Ronaldo.

Ai ka shënuar nga dy herë kundër Cornellas dhe Gironas si dhe ka lënë pas legjendën Hugo Sanchez duke u bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë i të gjitha kohërave në Real Madrid me 209 gola.

Vetëm Lionel Messi, i cili ka realizuar 27 gola deri tani, ka arritur të shënojë më shumë se Benzema këtë sezon. Wissam Ben Yedder, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann janë të gjithë prapa tij me nga 16 gola./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme