Karim Benzema mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Serie A

22:32 | 17 Korrik 2018
Arbresh Info

Karim Benzema mund të vendos që t’i bashkohet Cristiano Ronaldos duke u larguar nga Real Madridi këtë verë.

Francezi ka luajtur së bashku me ish yllin e tyre për nëntë vite në Bernabeu para largimit të tij tronditës këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.

33-veçari zgjodhi për një sfidë të re dhe prandaj finalizoi transferimin te kampioni në Serie A – Juventusi.

Bazuar në ‘Daily Mail’, Benzema mund të luaj kundër Ronaldos në Itali sezonin e ardhshëm.

Tabloidi pretendon se Carlo Ancelotti dëshiron të ribashkohet me sulmuesin te Napoli dhe klubi tashmë është i përgatitur për të lansuar një ofertë 45 milionëshe.

Trajneri italian, i cili mori detyrën si zëvendësues i Maurizio Sarrit këtë verë, dëshiron të përforcoj linjën në sulm pasi Juventusi transferoi Ronaldon./arbresh.info/

Të ngjashme