Karim Benzema kompleton het-trikun me të filluar pjesa e dytë

22:26 | 6 Prill 2022
A. B.

Karim Benzema e ka kompletuar het-trikun në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

Pjesa e parë doli të jetë spektakël, ku pas 45 minutave mbretërit ishin në epërsi prej 2-1.

Karim Benzema kishte shënuar dy herë në minutat 21’ dhe 24’, ndërsa Kai Haverzt zbuti epërsinë e Real Madridit në minutën e 40-të.

Me të filluar pjesa e dytë Karim Benzema ka kompletuar het-trikun me një gol që vetëm ai di ta shënojë.

Sikurse me PSG-në, sulmuesi shkoi pas topit edhe pse ai ishte në këmbët e portieri Edouard Mendy, duke përfituar nga një pasim i gabuar i tij për ta quar topin në rrjetë për 3-1.

Ylli francez po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe tre golat e ndeshjes së sotme po e tregojnë këtë gjë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme