Ekipi kosovar i karatesë, që sot u kthye dy herë nga kufiri me Serbinë, duke iu mohuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të karatesë që nis të enjten në Novi Sad, ka thënë që politika duhet të heqë dorë përfundimisht nga përfshirja në sport.
Kampioni Herolind Nishevci në Interaktiv të KTV-së ka thënë se me këtë vendim të qeverisë serbe që të mos lejohen kosovarët të marrin pjesë në gara, më së shumti humbin sportistët.
“Politika njëherë e përgjithmonë duhet të rrijë larg sportit. Ne shkojmë të garojmë e s’është me rëndësi kush fiton apo humb, ky është sport. Po luftojmë për normë olimpike. Ishte garë kualifikuese. Tash me këtë mospjesëmarrje s’kemi as pikë, as asgjë. Të gjithë që i kemi mposhtur tash jemi prapa tyre në listë. Më së shumti kanë pësuar garuesit”, ka thënë Nishevci.
Sipas Nishevcit, Serbia ka pasur frikë të madhe se dikush nga ekipi kosovar do të dalë me medalje nga ky kampionat. Ai ka thënë se tani do t’i vështirësohen punët për kualifikim në olimpiadë për shkak të mospjesëmarrjes.
Në anën tjetër kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, ka shpjeguar bisedat që ka pas me zyrtarët ndërkombëtarë lidhur me këtë udhëtim të ndaluar.
Sipas tij, kosovarët kishin pranuar edhe kërkesën që të hiqnin simbolet kosovare nga fanellat gjatë rrugës vetëm që të merrnin pjesë në Evropian. Megjithatë, Krasniqi ka thënë se kërkesë e Kosovës ka qenë që të gjithë garuesit të jenë të barabartë brenda garës.
“Ne pranuam t’i heqim sepse na konvenon t’i largonim për shkak të çështjes së sigurisë. Nuk më duhet asgjë kampionati nëse më lëndohet ndonjë sportist. Pranuam t’i heqim sepse do të dilnim edhe jashtë autobusit e të mos rrezikonim. Rruga ishte problemi më i vogël. Në garë ishte tjetër plan. Aty garonim për Kosovën”, është shprehur Krasniqi. “U kemi kërkuar që nëse duan që ne ta heqim flamurin e shtetit, le ta heqin të gjitha shtetet evropiane. Ne jemi të pranuar me të drejta të barabarta me të tjerët”.
Përpos kryetarit Krasniqi, as garuesit nuk do të pranonin të garonin pa simbolet e Kosovës.
“Nganjëherë nuk do të thotë gjithçka medalja. Më me rëndësi është përfaqësimi i shtetit tënd. Unë mendoj që më mirë do të ishte të mos merrnim pjesë pa simbole sepse jemi shtet. Po luftojmë për këtë shtet dhe po duam t’i tregojmë botës se jemi shtet i ri, por kemi talente e kampionë”, është shprehur Nishevci.
Krasniqi ka thënë se tash Serbinë e presin dënimet sepse nuk di të organizojë garë./Koha.net/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...