Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili do të mbahet në Novi Sad.
Ekipi përfaqësues kosovar i ka përfunduar përgatitjet dhe po e pret me padurim pjesëmarrjen në këtë eveniment prestigjioz, i cili do të ketë rëndësi të veçantë pasi sukseset eventuale shndërrohen në pikë për normë olimpike për karateistët kosovarë.
Verdhekaltrit do të marrin pjesë me 13 karateistë në Novi Sad. Mediet serbe shkruajnë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë eveniment mund të jetë e rrezikshme, pasi muajin e kaluar hendbollistet e reja të Përfaqësueses së Kosovës nuk u lejuan të merrnin pjesë në eliminatore të Evropianit, edhe pse kishin mbërritur në afërsi të Beogradit.
Sidoqoftë, drejtuesit e Karatesë kosovare nuk shohin ndonjë problem për pjesëmarrje të garuesve kosovarë në Evropian, duke insistuar se sporti nuk duhet të përzihet me politikën, derisa e shohin të rregullt këtë pjesëmarrje pasi Federata e Karatesë është pjesë e Federatës Evropiane dhe Ndërkombëtare të Karatesë.
Sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi, ka njoftuar se do të jenë 13 garues që do të marrin pjesë në Evropian, ndërsa kontingjenti kosovar mund të përbëhet nga afro 30 persona, shkruan sot gazeta Zëri.
Ai është i vetëdijshëm për tensionet në mes të dy shteteve, por shton se ky është sport dhe se nuk sheh arsye që të ketë ndonjë problem për pjesëmarrjen e Kosovës në Evropian, që do të mbahet në Serbi.
Madje, sipas tij, garuesit kosovarë përballen shpesh me ata serbë në evenimente të ndryshme evropiane dhe botërore dhe se njihen mirë në mes vete.
Kampionati i 53-të Evropian i Karatesë do të mbahet në Novi Sad nga 9 deri më 13 maj.
Federata e Karatesë së Vojvodinës, si bashkorganizatore, e ka paraparë pjesëmarrjen e mbi 2.000 garuesve nga thuajse të gjitha vendet evropiane.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...