PSG nuk fitoi vetëm Champions League.
Unai Emery do të largohet nga PSG pas dy sezonesh ku ka fituar 7 tituj, por që konsiderohen sezone të dështuara.
Trajneri spanjoll fitoi sivjet Superkupën e Francës, kampionatin francez, Kupën e Ligës së Francës dhe Kupën e Francës. Pra, nga të gjitha kompeticionet kur merr pjesë, PSG nuk fitoi vetëm Champions League.
Sezonin e kaluar fitoi 3 tituj (Superkupë, Kupë Lige dhe Kupë France), por humbi kampionatin ndaj Monaco dhe sërish Champions-in, transmeton “Top Channel”.
Emery, në dy sezonet e tij te PSG, është eliminuar në Champions nga Barcelona dhe Real Madrid. Këto dy dështime bënë që trajneri spanjoll të mos e vazhdonte aventurën e tij në klubin e kryeqytetit francez, pavarësisht titujve të fituar. Fakt që tregon sa i rëndësishëm është trofeu i Champions League në futbollin europian.
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent