Google ADS

Kapiti i bashkohet Trepçës

23:02 | 6 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Lojtari i kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Kapiti, i është bashkuar Trepçës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Arbresh.info.

“Qendra kosovare, Dardan Kapiti i bashkohet Trepçës nga ekipi Eastern Kentucky liga e kolegjeve NCAA D1”, thuhet në njoftim.

Fillimisht ishte te Florida Atlantic University e në edicionin e fundit tek Eastern Kentucky University.

Kujtojmë që Kapiti së fundi u paraqit për Kosovën në parakualifikimet për Eurobasket 2025./Arbresh.info/

Të ngjashme