Skuadra nga Mitrovica, Trepça 89, ka njoftuar se kapiteni i tyre Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë.
Muja pati një përplasej me portierin e Dritës brenda zonës.
Sipas Trepçës 89 lojtari kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK.
“Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshje ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar brenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njëjta nuk u akordua nga referat e ndeshjes. Pas ndeshjes Ardian Muja ndjehet dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella”, thuhet në njoftim.
Trepça 89 barazoi 1:1 me Dritën, kurse përballjen e radhës e ka kundër Llapit./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...