Ferhan Hasani, mesfushori 27-vjeçar dhe kapiteni i Shkëndijës, ka dhënë një intervistë për ‘Tribal Football’ pas disfatës 6 me 0 kundër Milanit në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Evropa Ligë.
Mesfushori i skuadrës kombëtare të Maqedonisë nuk ka fshehur zhgënjimin e tij të madh, transmeton portali arbresh.info.
Çfarë mendoni për ndeshjen?
“Nuk është lehtë të komentosh një disfatë 6 me 0. Ne arritën në San Siro me ndjenjën se jemi mirë të përgatitur, më pas ne humbëm. Urime Milanit, por ndërmjet skuadrave tona nuk janë gjashtë gola diferencë”, tha Hasani.
“Ata janë një klub i madh dhe ndoshta ne kemi pësuar humbje për shkak të presionit të ndeshjes kundër një klubi kaq të madh. Por jam i sigurt që mund të bëjmë më shumë se kaq”
Si ndiheni kur luani në një stadium si San Siro?
“Sigurisht se kam luajtur shumë herë në stadiume të mëdha, me Shkëndijën, Wolfsburgun dhe Maqedoninë, por San Siro është vërtetë i veçantë. Por në këtë moment ne jemi vërtetë të zhgënjyer”
A ka qenë ky një moment shumë i rëndësishëm për futbollin maqedon?
“Po, në Maqedoni ne nuk kemi pasur shumë shanse për të luajtur me klube kaq të mëdha madje as në ndeshje miqësore. Ne jemi shumë krenar që përfaqësojmë Maqedoninë dhe që kemi mbështetje nga shumë tifozë. Ka qenë një moment shumë i mirë për të luajtur kundër Milanit për ne”
Çfarë prisni nga ndeshja e dytë në Shkup?
“Sigurisht, ne dëshirojmë të fitojmë. Për ne do të jetë shumë më mirë për të luajtur para tifozëve tanë dhe ne do të jemi në gjendje të japim më shumë se kaq. Ky është futbolli”, përfundoi ai./arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...